Please enter at least 3 characters.

PSG 3-1 Angers, notat e lojtarëve

2018/08/mbappe-neymar-cavani-e1535216566296.jpg

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Angersit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez, Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shtrirë diktatin e tyre në Ligue 1 duke shënuar edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshjes.

Golat në këtë ndeshje për PSG-në u shënuan nga Edinson Cavani (12'), Kylian Mbappe (51') dhe Neymar (67), ndërsa për Angersin shënoi Thomas Mangani (22').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli francez Mbappe, i cili u vlerësua me notë 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për dyshen e mysafirëve, Baptiste Santamaria dhe Jeff Reine-Adelaide, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/ PSG:

Angers: