Please enter at least 3 characters.

PSE QESHA SONTE?

2019/05/John-Keats.jpg

Poezi nga: John KeatsPërktheu: Maksim Rakipaj

Kush më thotë, pse sonte u gajasa?
As Zot, as Dreqi me të birin s’ndihen,
Asnjë zë s’vjen nga Ferri dhe Parajsa
Kështu që iu drejtova zemrës sime:

Zemër! Ishim vetëm dhe të trishtuar;
Pse qesha? O dhëmbje, që kërkon mort!
O natë! Që m’duhet duke rënkuar,
Të pyes Qiell, Ferr e Zemër më kot.

Sa e kam të shkruar do të jetoj,
Etja për jetën më jep lumturi;
Por në qëlloftë, sonte të mbaroj
Dhe gjithë bota të bjerë në zi;

Vlejnë poezi, hir, famë, patjetër;
Por m’e fuqishme vdekja, çmim i jetës.