Please enter at least 3 characters.

Protestues të Revolucionit Laraman do ta paditin Nikolla Gruevskin

2016/09/Revolucioni-Laraman.jpg

Një grup aktivistësh pjesëmarrës në protestat e Revolucionit Laraman do ta paditin liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfax, bëhet fjalë për më shumë se 1200 aktivistë që janë pjesë e grupit ''Paditësit'' në rrjetin social Facebook. Ata do të angazhojnë një avokat dhe do ta paditin Gruevskin për shpifje dhe ofendime.

Padia vjen pasi që Gruevski i quajti ''rrugaçë'' dhe ''shërbëtorë të Zaevit'' pjesëmarrësit e protestave kundër Ivanovit, pas shpalljes së vendimit të tij për faljen e mbi 50 politikanëve të ndjekur penalisht./Telegrafi/