Protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
20/12/2017
Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje që sot nga ora 12:00, t’u bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Ata ftesën e kanë bërë nëpërmjet Facebook-ut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.
"Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.


