Promovohet linja ajrore Shkup-Budapest
05/04/2017
Sot do të promovohet linja e re ajrore që lidh Hungarinë dhe Maqedoninë, përmes aeroportit ''Leka i Madh'' në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Realacioni Shkup-Budapest i është besuar agjencisë ajrore ''Wizz Air''. Në promovimin e linjës ajrore do të jenë të pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, përfaqësues të agjencisë bartëse, si edhe ambasadori hungarez, Dux László István./Telegrafi/


