Please enter at least 3 characters.

Prokuroria e Prizrenit dhe Policia në aksion kundër degradimit të mjedisit

2022/09/0c530000-0aff-0242-bd32-08da995e0606_w1597_n_r0_st_s.jpg

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion lidhur me veprën penale degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.

Kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu ka konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e aksionit përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë në territorin që mbulohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, lidhur me dyshimet për nxjerrjen ilegale të zhavorrit.

Për më shumë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar kundër degradimit të mjedisit , kryeprokurori Kryeziu, do të mbajë gjatë ditës edhe një konferencë për media. /Telegrafi/