Please enter at least 3 characters.

Profili i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti

2020/06/avdullah-hoti-qeveria.jpg

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjedh kryeministër sot, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Më poshtë mund ta lexoni profilin e kryeministrit të ri, Avdullah Hoti:

Avdullah Hoti, i lindur më 04 shkurt 1976.Ai ka shërbyer si zëvendëskryeministër për disa javë në Qeverinë Kurti, ndërsa u shkarkua pas prishjes së koalicionit LVV-LDK.Ai ka shërbyer edhe si ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK.Hoti është profesor i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, që nga viti 1998 dhe ligjëron lëndët Makroekonomi I dhe Makroekonomi II.Nga 1999 deri ën vitin 2004 ishte hulumtues në Institutin Riinvest në Prishtinë.Ishte kryeredaktor i Revistës Kontabiliteti Bashkëkohor, botuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës.Nga gushti 2006 deri në vitin 2007 ishte këshilltar i lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kurse, nga janari 2008 deri në 2009 ishte këshilltar për ekonomi i Kryetarit të Prishtinës, kurse.Nga janari 2010 deri në 2013 ishte nënkryetar i Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/