Producentja e Spider-Man zbulon se i kërkoi Tom Holland dhe Zendaya-s të mos krijonin lidhje: Askush nuk më dëgjon kurrë
Producentja e filmave Spider-Man, Amy Pascal, ka zbuluar se dikur u kishte kërkuar Tom Holland dhe Zendaya-s, të cilët tashmë janë të martuar, të mos krijonin një lidhje romantike.
Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming, ndërsa në muajin mars u bë e ditur se ata ishin martuar.
Amy ka treguar se, kur Tom dhe Zendaya u zgjodhën për rolet e Peter Parker dhe MJ, ajo i paralajmëroi që të mos nisnin një romancë jashtë ekranit.
Megjithatë, ata nuk e dëgjuan këshillën e saj, duke bërë që Amy të shprehej me humor se "askush nuk më dëgjon ndonjëherë".
Në një intervistë për Variety, ajo tha: "Ua them këtë të gjithëve dhe askush nuk më dëgjon!" Më pas shtoi se Tom dhe Zendaya "janë shumë të lumtur së bashku".
Amy kishte deklaruar më parë për BBC: "Tobey dhe Kirsten ishin në një lidhje, po ashtu Andrew dhe Emma. MJ dhe Peter gjithmonë bien në dashuri. Nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndaluar."
Gjatë turneut promovues të kësaj jave, Tom e quajti Zendaya-n "bashkëshortja ime", duke konfirmuar se ata tashmë janë martuar.
Në emisionin Late Night, Seth Meyers i tha: "Kemi diçka të përbashkët. Unë kaloj shumë kohë duke parë video në YouTube, podkaste dhe përmbajtje rreth Spider-Man-it, ndërsa gruaja ime nuk ka aq durim me këtë."
"Ajo mendon se, meqë unë nuk jam pjesë e filmit dhe nuk kam asnjë lidhje me të, është humbje kohe".
Tom iu përgjigj me humor: "Po, mirë, bashkëshortja ime është pjesë e filmit, kështu që kjo e bën më të lehtë".
Në një tjetër shfaqje publike të dashurisë së tyre, Zendaya foli me shumë dashuri për bashkëshortin e saj, duke e quajtur "mikun tim më të mirë".
Në një intervistë për MTV, ajo tha: "Tom, sigurisht, është miku im më i mirë. Të kem mundësinë të realizoj këta filma me të është një privilegj dhe më pëlqen që rritemi së bashku, si në jetë ashtu edhe profesionalisht. Ai është më i miri."
Nga ana tjetër, Tom pranoi se Zendaya e ka ndihmuar të përballojë jetën nën vëmendjen e publikut falë qetësisë që ajo i sjell.
Në një intervistë për Entertainment Tonight, ai tha: "Mendoj se Zendaya më jep gjithmonë një ndjenjë të jashtëzakonshme qetësie."


