ProCredit hap degën e re në zemër të Rrugës B!
06/06/2024
Banka ProCredit ka përuruar degën më të re me lokacion ideal në rrugën B, në një koktej rasti ku të ftuar ishin klient, partner dhe staf i bankës.I pranishëm për të inauguruar këtë fillim të ri ishte kryesuesi i Departamentit të Klientëve Privatë, z. Besar Pllana, për të cilin një shtrirje e tillë fizike e shoqëruar krah për krah me digjitalizimin e vazhdueshëm të shërbimeve të cilat i ofron banka, rrit dhe forcon më tej marrëdhëniet me komunitetin dhe klientët.
E gjendur në atmosferën vibrante të rrugës B, larg zhurmës së qendrës dhe me një ambient të ngrohtë, kjo pikë garanton lehtësi financiare. Zona digjitale 24/7 mundëson jo vetëm deponimet, tërheqjet dhe verifikimet/printimet e bilancit, por dhe shërbime të tjera digjitale përtej ATM-ëve klasik si pagesa faturash, mbushje e telefonit etj. Gjithashtu, ekipi profesionist i këshilltareve të klientit i pozicionuar në këtë pikë është i përkushtuar të ofrojë këshillim financiar dhe zgjidhje të personalizuara për çdo klient.

