Please enter at least 3 characters.

Probleme të shumta në mbrojtje, Milani mendon për transferimin e N'Koulous

2019/11/GettyImages-1135261700.jpg
227:"PARMA, ITALY - APRIL 06: Nicolas Nkoulou of Torino FC looks on during the Serie A match between Parma Calcio and Torino FC at Stadio Ennio Tardini on April 6 , 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani nuk e ka nisur si duhet këtë edicion në Serie A, duke mbetur mbrapa skuadrave pretendente për titull e Evropë.

Kuqezinjtë synojnë të përforcohen në afatin kalimtar të janarit me lojtar defensivë, pasi mbrojtja është problemi i madh i tyre.

Në skenë ka dalë emri i mbrojtësit kamerunas Nicolas N'Koulou që luan me Torinon.

29-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij në Serie A dhe po kërkohet nga Milani për ta forcuar qendrën e mbrojtjes.

Nicolas N'Koulou. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Rossonerët synojnë transferimin e lojtarit në janar për shifrën e 15 milionë eurove.

Ish-mbrojtësi i Olympique Lyon u kërkuar shumë nga Roma në verë, por që Torino nuk e lejoi transferimin e tij në Olimpico.

Gjithsesi lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër tani Milanit dhe i mbetet dy klubeve të arrijnë një marrëveshje për të. /Telegrafi/