Please enter at least 3 characters.

Privoi nga liria një femër, arrestohet një person në Prishtinë

2023/12/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-2-e1703927195432.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte privuar nga liria një femër.

Arrestimi i tij ka ndodhur të premten, rreth orës 18:00.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka privuar nga liria viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/