Please enter at least 3 characters.

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.

Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.

“Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha./tvklan.al

<section> <h2>Kush i ka fajet dy barazimet e Shqipërisë?</h2> <p>Barazim me Serbinë dhe Letoninë, të vlefshme për kualifikimin në Botëror</p> </section> <section> <h2>Sylvinho</h2> </section> <section> <h3>Lojtarët</h3> </section>