Please enter at least 3 characters.

Priti 36 orë në radhë për të blerë një PlayStation 5

2020/11/20775297145fc4eb3cadd8d241331148_wide.jpg

Shitjet e konzollave të reja tashmë kanë filluar.

Ishte kaq e rëndësishme për një djalë nga Kalifornia që të ishte ndër pronarët e parë të konsolës, saqë ai priti në radhë për PlayStation 5 për 36 orë të pabesueshme, transmeton Telegrafi.

Tyler Lopett u rreshtua në Dublin, Kalifornia në orën 20:00 të mërkurën, për të qenë i pari në radhë kur dyqani hapet për aksionin e 'Black Friday', raportuan mediat amerikane.

Siç deklaroi ai vetë, ai ndjeu "lehtësim të madh" kur më në fund bleu konsolën.

"Vetë tastiera është e mjaftueshme, por tani që jam edhe në lajme, është edhe më mirë", tha Tyler me konsolën PS5 në duar. /Telegrafi/