Please enter at least 3 characters.

Pritet shfuqizimi i vendimit për falje? Ja rendi i ditës i Kuvendit të Maqedonisë (Foto)

2016/05/Kuvendi-seanca.jpg

Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë sot seancën e 102-të me radhë, e cila është caktuar për në ora 14:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite janë disa pika të cilat janë të propozuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, Ilija Dimovski dhe Talat Xhaferi.

Pika e parë e rendit të ditës është propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për falje, me procedurë të shkurtër. Më pastaj, në rend dite janë edhe disa propozime tjera si:

-Propozim-ligj për mbrojtjen e privatësisë, me procedurë të shkurtër.

-Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me procedurë të shkurtër.

-Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, me procedurë të shkurtër.

-Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimit e Ligjit për çështje administrative, me procedurë të shkurtër.

-Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, me procedurë të shkurtër./Telegrafi/