Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, arrestohet personi që kishte shtënë me armë zjarri nga vetura

2018/08/lltia.jpg

Një person i dyshuar është arrestuar dje në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Arma me gaz me 6 fishekë është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/