Please enter at least 3 characters.

Prishtina shkatërron Suharekën për të kaluar tutje në Kupën e Kosovës 

Prishtina ka arritur të shënojë fitore ndaj Suharekës me rezultat 4-0 në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës. 

Dy skuadrat u takuan edhe fundjavën e shkuar në kuadër të kampionatit, në ndeshje e zhvilluar në “Fadil Vokrri” që u mbyll 2-2.

Por kësaj radhe Prishtina kishte marr masat, duke e dominuar plotësisht kundërshtarin.

Rezultati u zhbollkua në minutën e 16-të, kur Axel Gnapi shënoi për 1-0.

Në minutën e 31-të, Prishtina e ngriti rezultatin në 2-0 me golin e Ardian Mujës.

Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtë monedhë me Prishtinën, që hipotekoi fitoren.

Dion Gallapeni arriti të shënojë dy herë në minutat 79 dhe 88 për rezultatin përfundimtar 4-0.

Prishtina pret çiftin e çerekfinales në shortin që pritet të hidhet javën që vjen në FFK./Telegrafi/