Please enter at least 3 characters.

Prishtina shënon në fund, Ferizaj bie nga Superliga e Kosovës

Prishtina ka barazuar me Ferizajn me rezultat 3-3, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Superligës së Kosovës, me ferizajasit që bien nga elita.

Prishtinasit shënuan të parët, me Albin Krasniqin që e gjeti rrjetën në minutën e 14-të për 1-0.

Ferizaj reagoi dhe Ruben Silva-Richards realizoi nga pika e bardhë për të barazuar shifrat, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-2.

Me nisjen e pjesës së dytë, Rin Ahmeti dribloi edhe portierin dhe shënoi për 2-1.

Por Betim Haxhimusa barazoi sërish në 2-2 në minutën e 57-të.

Ade Oguns e kompletoi rikthimin e Ferizajt me golin e minutës së 66-të për 3-2.

Prishtina, megjithatë, arriti të shmangë humbjen në fund, duke e mbyllur sfidën 3-3 me golin e Rin Ahmetit.

Prishtina është e katërta me 46 pikë, vetëm tri më pak se Llapi, që është në pozitën e barazhit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore