Please enter at least 3 characters.

Prishtina prezanton trajnerin Sami Sermaxhaj

2016/01/prishtina-prezanton-sermaxhajn_hd.jpg

“Është nder për mua që ta drejtojë një ekip si Prishtina. Synimet e Prishtinës gjithmonë janë të qarta që të jemi sa më lart në renditje. E kemi një ekip të mirë dhe synimet mund ti arrijmë”, ka thënë ndër të tjera gjatë konferencës për medie Sami Sermaxhaj.

Ai ka arritur marrëveshje dy vjeçare me klubin ‘bardhekaltër’. Sermaxhaj deri më tash e ka drejtuar ekipin e KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Ai edhe në të kaluarën ka punuar te Prishtina, por e ka kryer rolin e ndihmësit.

Si trajner i parë e ka drejtuar edhe Fushë Kosovën dhe Ramiz Sadikun. /Telegrafi/