Please enter at least 3 characters.

Prishtina nuk heq dorë nga Zhdrella

2016/01/prishtina-nuk-heq-dor-euml-nga-zhdrella_hd.jpg

“Ne nuk kemi pse të dorëzohemi rreth transferimit të Mentor Zhdrellës. Ai ka biseduar me ne dhe me klubet tjera. Ne e kemi bërë ofertën tonë, por ende diçka konkrete nuk ka. Nuk besoj se ka skuadër që nuk e dëshiron në radhët e veta”, ka thënë Tovërlani.

Ndërsa gazeta ka kontaktuar edhe Mentor Zhdrellën, i cili e ka konfirmuar se ende nuk ka vendosur diçka për të ardhmen.

“Kam pasur biseda me shumë klube, por ende nuk kam vendosur për të ardhmen. Shumë shpejtë do të vendosi diçka në këtë drejtim”, ka deklaruar Zhdrella, i cili është shpallur katër herë lojtari më i mirë në Kosovë.

Mesfushori në fjalë e ka lënë të hapur edhe mundësinë e largimit nga futbolli, pasi shuarjes së KF Hysi. /Epokaere/Telegrafi/