Please enter at least 3 characters.

Prishtina njofton futbolldashësit për çmimet e biletave për ndeshjen evropiane ndaj St Joseph's

2019/06/prishtina-st-josephs-e1561386057910.jpg

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka lëshuar njoftim për çmimin e biletave për të gjithë ata që duan ta shohin ndeshjen ndaj skuadrës St Joseph's.

Prishtina është nikoqire e klubit nga Gjibraltarit, St Joseph's në ndeshjen e parë të raundit para-kualifikues për Ligën e Evropës.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit 'Fadil Vokrri' me fillim nga ora 20:45.

Kur jemi tri ditë para ndeshjes, Prishtina ka njoftuar edhe rreth çmimit të biletave për këtë takim.

Çmimet e biletave do të variojnë nga tri deri në tetë euro, ndërsa ajo VIP do të jetë 15 euro, pasi përfshihen edhe pije dhe ushqim.

Njoftimi i Prishtinës:Biletat për ndeshjen e parë të raundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45, do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.Biletat kushtojnë:3 euro – tribuna veriore.5 euro – tribuna lindore.8 euro – tribuna perëndimore.15 euro – tribuna VIP/Telegrafi/