Please enter at least 3 characters.

Prishtina nëpërkëmb rumunët, kualifikohet në “Final Four” (Video)

2016/01/prishtina-n-euml-p-euml-rk-euml-mb-rumun-euml-t-kualifikohet-n-euml-ldquo-final-four-rdquo-video_hd.jpg

Bardhekaltërit triumfuan para shikuesve të vet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër ekipit rumun të Craiovas me rezultat prej 98-70.

Basketbollistët prishtinas qysh në çerekun e parë dëshmuan se fitorja do të mbetet në kryeqytetin kosovar, pasi këtë periudhë e përfunduan me rezultat 32:14.

Edhe në çerekun e dytë “Plisat” vazhduan me paraqitje fantastike, me ç’rast pjesën e parë e përmbyllën me një epërsi prej 20 pikësh, përkatësisht me rezultat prej 53:33.

Pothuajse dilema e fituesit u vendos në periudhën e tretë, kur prishtinasit shkelën rumunët duke e përmbyllur këtë çerek me rezultat prej 82:53. Në këtë periudhë, Sigal Prishtina arriti edhe epërsinë më të thellë në këtë ballafaqim, atë prej 34 pikëve, përkatësisht në momentin kur rezultati ishte 71:37, transmeton Telegrafi.

Periudha e fundit ishte vetëm sa për të konstatuar fituesin, pasi “Plisat” kishin arritur një epërsi të lartë në tre çerekët e parë, dhe kështu triumfuan me rezultat prej 98-70.

Basketbollistët më efikas për vendasit ishin Dardan Berisha me 22 pikë dhe Edin Bavçiq me 15 pikë dhe, ndërkaq te mysafirët me lojë të mirë u dallua Bureau, i cili realizojë 12 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina në fazën tjetër të Ligës Ballkanike do të takohet me skuadrën maqedonase K.K. Kozuv.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rumani, Sigal Prishtina triumfoi ndaj Craiovas me rezultat prej 77-73.

Vlen të theksohet se “Plisat” para fillimit të ndeshjes kanë intonuar himnin kombëtar shqiptar, megjithëse Liga Ballkanike ka paralajmëruar që kjo mos të bëhet, përndryshe do të pasojë dënimi. /Telegrafi/