Please enter at least 3 characters.

Prishtina Music Conference fillon me shpalosje të programit në datat 3-4 dhjetor në "Kino Armata"

2021/11/Untitled-5.jpg

Në rrjete sociale ka filluar një shpërndarje masive e postimeve të faqes së PMC-së: konferencës së parë e llojit të vet që do të mbahet në Kino Armata me 3 dhe 4 dhjetor të këtij viti. Deri tani, faqet e PMC-së në rrjetet sociale promovojnë një sërë temash, të gjitha në anglisht, të cilat pritet të diskutohen apo të prezantohen individualisht.

Ndër tjera, PMC po promovon edhe moderatorët e panelistët e konferencës, ku ndër të parët ishin edhe figura të skenës tonë, kryesisht të Prishtinës me profesorin Hedon Blakaj dhe drejtorin e kulturës në komunë të Prishtinës Adrian Berisha.

Deri tani, PMC ka shfaqur këto tema:

"A Lesson on Taste: Presented by Kult-Ure" - prezantim rreth shijes e kulturës ekonomike të muzikës nga PhD Hedon Blakaj nga Aalto University i Helsinkit në Finlandë, prezantuar nga drejtori i kulturës në komunë të Prishtinës, Adrian Berisha.

"Ping-Pong: How Do We Survive the Onslaught of the Current Hyper-Capitalistic Music Culture" - panel diskutimi rreth kulturës së masës hipër-kapitaliste moderuar nga Julia Richter (Allalonemagazine), me panelist Grego O’Halloran (UNUM Festival), Bruno Cabral (Half-Baked) dhe Alan Crofton (Mainstage Festivals).

"The Balkans: How to Overcome and Lead in a War-Torn Peninsula for Three Decades" - prezantim nga Login Kochishki rreth të bëmave të mëdha të tij, krijuesi i Password Company, konferencës PIN Music Conference, Taksirat Festival, D Festival dhe Green Beach Festival.

"Is This Okay: On Mental Health and Well-Being Within the Industry" - panel i gjerë diskutimi rreth shëndetit mendor me pyetje e përgjigje nga publiku, moderuar prapë nga Julia Richter (Allalonemagazine), me Rosana Corbacho - "Music Industry Therapist" nga Madrid, DJ-in e mirënjohur kosovar dhe bashkë-themeluesin e eventeve te hapësirës, Uran Badivuku, specialistin e psikologjisë e psikoterapisë klinikë, Vigan Behluli, drejtoreshën e PR-it dhe komunikimit të Epizode Festival, Gorana Romcevic, si dhe Rosana Corbacho, psikologe humane dhe klinike e specializuar në terapinë muzikore.

"Music Streaming: Microeconomics and Digital Giants" - prezantim nga perspektiva e biznesit të transmetimit muzikor nga Daniel Nordgard, autor dhe profesor nga Universiteti i Agden-it në Norvegji.

"A Success Story: How Kosovo was Lifted to The World on a Silver Platter" - prezantim nga Dukagjin Lipa, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i agjencisë "Republika" dhe drejtor i "Sunny Hill Festival", i moderuar nga Gordon Masson, redaktor i revistës "IQ", "The International Yearbook", dhe "European Arena Yearbook".

Përpos prezantimeve e paneleve te promovuara, PMC pritet të promovojë edhe performanca, ekspozita e punishte, të gjitha të lidhuara me anën estetike, teknike apo biznesore të muzikës.

PMC si vizion e ka te bëhet “pikë referuese në të gjithë rajonin për përfitimin e njohurive të reja/zgjerimin e perspektivës rreth muzikës”. Me shpalosjen e deritanishme të programit po arrin pikërisht atë, ku interesimi është tejet i madh e me vëmendjen nga i gjithë rajoni.

Për më shumë informata mund të klikoni në Facebook ose Instagram.