Prishtina konfirmon largimin e tre futbollistëve
FC Prishtina njofton për përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistë të skuadrës së parë: Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngattas.
Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimeve të planifikuara për ndërtimin e ekipit në prag të sezonit të ri.
Me marrëveshje të përbashkët, kontratat me Elezin dhe Sobowalen janë ndërprerë para kohe, ndërkohë që kontrata e Junior Ngattas ka përfunduar me mbylljen e sezonit aktual. Të tre futbollistët ishin pjesë e ekipit gjatë edicionit 2023/24, që u mbyll me suksesin në Kupën e Kosovës.
Klubi falënderon sinqerisht secilin prej tyre për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe ju uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
FC Prishtina njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Dashmir Elezi, Ronald Sobowale dhe Junior Ngatta.
Elezi dhe Sobowale, më marrëveshje të dy anëshme i kanë shkëputur kontratat, ndërkohë Ngattas i ka përfunduar kontrata.
Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre në edicionin që përfundoi me triumfin në Kupën e Kosovës dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre. /Telegrafi/


