Please enter at least 3 characters.

Prishtina fiton me 15 pikë diferencë

2016/01/prishtina-fiton-me-15-pik-euml-diferenc-euml_hd.jpg

Në përballjen e zhvilluar në palestrën e mbushur “13 Qershori”, kryeqytetasit triumfuan me rezultat 85-70, edhe pse në radhët e tyre nuk e patën Dardan Berishën e lënduar.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës ishin më të mirë që nga fillimi duke e fituar çerekun e parë dhe të dytë.

Në çerekun e tretë, ishin vendasit ata që arkëtuan më shumë pikë, megjithatë edhe çerekun e katërt e fituan mysafirët për ta fituar përballjen në total prej 15 pikësh më shumë.

Sigal Prishtina i prin tabelës së ETC Superligës me 39 pikë, dy më shumë se Peja që mposhti Vëllaznimin në Gjakovë (100-72). /Telegrafi/