Prindërit shkojnë të shikojnë fëmijët e tyre duke luajtur futboll, por rrahen brutalisht (Foto/Video, +18)
6:"© CEN
16/01/2017
Babai i një futbollisti adoleshent përfundoi në spital pas sherrit me babanë e një futbollisti kundërshtar të djalit të tij.
Ngjarja, e ndodhur në Gran Canaria, Spanjë, nisi pas një debati midis të dyve gjatë fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes kur rezultati ishte 1-1.
Babai që përfundoi në spital, tentoi të godiste me kokë personin tjetër dhe ky i fundit iu kthye duke e goditur me grushta.
Ai u la i gjakosur dhe me një lëndim në sy që kërkonte ndihmën mjekësore, transmeton tema.
E gjithë ngjarja është filmuar dhe më pas edhe është shpërndarë në internet.


