Please enter at least 3 characters.

Prezantohet projekti i ri i subqendrës në Klinë të Epërme

2024/08/454310270_895904695898248_5901400852392786156_n.jpg

Sot është prezantuar projekti i ri i subqendrës në Klinë të Epërme.

Sipas njoftimit të Komunës së Skenderajt, ky është një investim publik që parasheh rregullimin e zonës qendër të këtij lokaliteti. Kjo subqendër do të ketë shëtitore, park për fëmijë e pjesë gjelbëruese, shkruan Telegrafi.

“Para qytetarëve të Klinës së Epërme, detaje të projektit kanë paraqitur kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, të cilët i kanë siguruar banorët se projekti i Subqendrës do të ketë pjesë përbërëse elemente të një zone të urbanizuar, duke filluar nga shëtitorja, ndriçim publik, park për fëmijë, pushimore dhe pjesën gjelbëruese”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Tutje thuhet se janë nisur edhe tri projekte të tilla në Runik, Likoc dhe Çirez, e të cilat siç njofton Komuna, pritet të përfundojnë brenda dy vjeçarit të ardhshëm. /Telegrafi/