Please enter at least 3 characters.

Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me burg për festën e Ilindenit

2024/11/Siljanovska-e1733837303674.png

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar me rastin e 2 Gushtit – Ilindeni, festa kombëtare e Maqedonisë.

Me këtë vendim, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg:

- Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës
- Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci
- Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova
- Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez

Falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë:

- Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë – 3 muaj
- Kole Petre Talevski nga Manastiri – 3 muaj
- Çushkov Jordan Sasho nga Velesi – 3 muaj
- Ismaili Xhelal Jetmire nga Gostivari – 6 muaj

Vendimi është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për falje.