Presidenti Thaçi fton të gjithë qytetarët që të votojnë
14:"Ridvan Slivova
11/06/2017
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka dhënë votën e tij në shkollën fillore, “Faik Konica” në Prishtinë.
Ai i shoqëruar bashkë me gruan e tij Lumnijen dhe djalin Endritin, në një prononcim për media ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje, pa dallim etnie.
“Ftoj të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje për kultivimin e Demokracisë dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/


