Please enter at least 3 characters.

Presidenti legjendar i Interit, Moratti, në kujdes intensiv për shkak të pneumonisë

 Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ndodhet në kujdes intensiv në spitalin “Istituto Humanitas” të Rozzanos, pranë Milanos, pas komplikimeve me frymëmarrjen dhe pneumonisë.

Moratti, i cili në maj festoi 80-vjetorin e tij, ka qenë duhanpirëspër shumë vite. Sipas burimeve të shumta, përfshirë La Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia, mjekët theksojnë se gjendja e tij aktualisht nuk është kritike, edhe pse ish-presidenti i Nerazzurrëve është intubuar për shkak të vështirësive serioze në frymëmarrje.

I dashuruar me Interin që në fëmijëri – kur babai i tij, Angelo Moratti, udhëhiqte klubin drejt triumfeve në Kupën e Kampionëve në vitet ‘60 – Massimo mori drejtimin e klubit në vitin 1995, duke e blerë nga Ernesto Pellegrini.

Nën drejtimin e tij, Interi arriti kulmin historik më 2010 me tripletën legjendare: Champions League, Scudetto dhe Kupën e Italisë, nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Në total, Moratti fitoi 16 trofe me Interin, përpara se ta shiste klubin te Erick Thohir në vitin 2013.

Ai ka mbetur një figurë atërore dhe e dashur për tifozët dhe lojtarët, mes tyre Ronaldo, Adriano dhe Recoba, të cilët shpesh e kanë përshkruar si presidentin më human dhe të afërt që kanë pasur. /Telegrafi/