Please enter at least 3 characters.

Presidenca: Sulmet ndaj gazetarëve, cenim flagrant i lirisë së shprehjes

2020/12/08_05_2020_7322820_12_07_2018_1264472_11_01_2018_9119567_presidenca_5858-1.jpg

Bekim Kupina, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se sulmet e tilla janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.

Kupina thekson se organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.

Lexoni të plotë postimin:

Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.

Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

Organet e rendit sa më parë duhet t'i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.

Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!. /Telegrafi/