Please enter at least 3 characters.

Premierë: Tuna - E Para dhe e Fundit

2016/01/f.0817000158983_m.jpg

Klipi vjen si premierë në Telegrafi.com, teksa “E para dhe e Fundit” ka hyrë në konkurrencë me këngët tjera verore për atë se kush e ka primatin. Në këtë klip shohim Tunën tepër seksi e shoqëruar dhe nga vajza tjera të cilat vallëzojnë në bikini – klip dhe këngë tipike verore.

Klipi është xhiruar në plazhin Zrce në Novalja të Kroacisë, kurse është punuar nga produksioni Emf Creative. Stili i flokëve ishte në duart e Armend Gashit nga Vogue Hair kurse për grimin u përkujdes Rrezarta Galica. Prapa muzikës qëndron Big Bang Beats. /Telegrafi/