Premierë: Don Xon vjen me "Money" (Video)
20/12/2016
Reperi më i ri i estradës Don Xon ka publikuar projektin e tij të parë, këngën dhe klipin "Money".
Muzika është realizuar nga Cekic Beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi.
Videoklipi është mjaft interesant, dhe është xhiruar në disa lokacione të ndryshme nga produksioni XL Films.
"Money" është kënga e parë e Don Xon, një artist i cili duket vërtetë premtues për të ardhmen e rap-it shqiptar. /Telegrafi/


