Please enter at least 3 characters.

Premierë: Adrian Gaxha publikon këngën e re "Lujmi krejt" në duet me Onatin, sjell një klip të mbushur me skena qesharake

2018/04/adriannnn.gif

Këngëtari i njohur, Adrian Gaxha, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor "Lujmi krejt" që e ka sjellë në bashkëpunim me Onatin.

Kënga është punuar nga Brick Records me tekst të Capital T, teksa detajet e projektit i ka zbuluar ekskluzivisht gjatë një bisede për Telegrafin.

“Kënga është punuar nga Brick Records. Teksti e ka drejtimin e dashurisë. Një djalë në një lokal e pëlqen një vajzë dhe fillon ta komplimentojë në stilin e tij”, ka thënë Adrian Gaxha për Telegrafin.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni Entermedia, të cilët kanë sjellë një klip interesant dhe të detajuar.

Pjesë e klipit është edhe një karakter satirik, i cili sjell plot skena interesante me të qeshura, duke e shndërruar në një klip komik.

Këngëtari nga Shkupi, në intervistën e dhënë për Telegrafin, ka zbuluar se gjatë muajve në vazhdim do të sjellë edhe disa këngë të tjera. /Telegrafi/