Prekopuca te Besa
22/08/2015
Ai në këtë afat kalimtar të transferimeve i është bashkuar skuadrës pejane, Besa. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Besës.
“Futbollisti Yll Prekopuca i bashkëngjitet KF Besa dhe beson në qëllimin dhe rrugëtimin drejt titullit kampion me KF Besa”, shkruan më tutje në këtë njoftim.
Futbollisti Prekopuca ishte pjesë e skuadrave të ndryshme të futbollit kosovar.
Gjatë kësaj kohe ai kishte oferta të shumta, por siç duket KF Besa u tregua më e fortë ta bind atë t’i bashkohet ekipit pejan për këtë edicion.


