Please enter at least 3 characters.

Prakuraitis: Ndeshje e vështirë, ashtu do jetë edhe finalja

2017/02/prakuraitis.jpg

Audrius Prakuraitis e ka cilësuar si shumë të vështirë ndeshjen ndaj Trepçës, të cilën Prishtina e fitoi në fund.

Trajneri i Prishtinës e ka pritur që ndeshja ndaj Trepçës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës do të jetë e vështirë, por sipas tij ishte mbrojtja e skuadrës që ia fitoi ndeshjen.

“Ishte jashtëzakonisht vështirë, por këtë e kemi pritur. Mos shënimi i gjuajtjeve të lira na ka penalizuar.”, ka thënë fillimisht Audrius Prakuraitis.

“Mbrojtja e fortë bëri që Prishtina ta fitoj ndeshjen dhe fitorja ishte e merituar”, përcjell Telegrafi.

“Finalja ndaj Pejës do të jetë shumë e vështirë, pasi e njoh mirë trajnerin e tyre dhe ka taktika të forta”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/