Please enter at least 3 characters.

Pozat të cilat do t’i ndihmojnë që të qëndrojë më gjatë dhe që do ta shpejtojë

2016/10/last-longer-sex-positions.jpg

Në hulumtim kanë marrë pjesë 14 mijë femra dhe meshkuj. Hulumtuesit janë interesuar se cila pozë për ta është më e mira për seks sa më të gjatë

DËSHIRONI që marrëdhënia juaj seksuale të zgjat pak më shumë?

Nëse përgjigja është pozitive, atëherë do të interesojnë rezultatet e një hulumtimi të Universitetit në Kentucky, i cili është bërë në 14 mijë femra dhe meshkuj.

Hulumtuesit, kanë qenë të interesuar se cila pozë për ta është më e mira për seks sa më të gjatë, transmeton Telegrafi.

Përgjigjet janë këto:

- 55 për qind e femrave dhe e meshkujve konsiderojnë që seksi zgjat më shumë kur femra qëndron sipër.- 30 për qind e femrave dhe e meshkujve theksojnë pozën misionare si më të mirën, kur është fjala për marrëdhënie më të zgjatur.

- 25 për qind e tyre konstatojnë se si seksi në pozën “e lugës” (anash) zgjat marrëdhënien seksuale. Kur është femra sipër, klitorisi i saj stimulohet maksimalisht.

Nga ana tjetër, 17 për qind e të intervistuarve konsiderojnë që poza doggy (e qenit) është e shkëlqyeshme për seks të shpejtë, përkatësisht për të gjitha ato çifte të cilat dëshirojnë t’i shpejtojnë gjërat.

Në të vërtetë, në këtë pozë, penisi përjeton fërkimin më të madh, i cili shpejton ejakulimin. /Telegrafi/