Posta e Kosovës hap zyrat në Zubin Potok dhe Zveçan
27/03/2025
Posta e Kosovës ka hapur zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Posta e Kosovës hap zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe Zveçanit”, shkruan Manxhuka në Facebook.
Ndryshe, së fundi institucione dhe biznese të ndryshme kanë hapur pikat e tyre në veri të vendit. /Telegrafi/


