Portugezi ka bindur shumë shpejtë, Juventusi do ta blejë kartonin e Conceicaos nga Porto
21/10/2024
Juventusi do të blejë të huazuarin Francisco Conceicao drejtpërdrejt nga Porto në fund të sezonit 2024/25, sipas Sky Sport Italia. Gazeta italiane raportoi të hënën në mbrëmje se Juventus tashmë ka marrë vendimin për të nënshkruar me portugezin në fund të sezonit. Edhe pse nuk ka një marrëveshje zyrtare, tashmë ka një lloj mirëkuptimi mes dy klubeve, sipas lajmeve të fundit.
Bianconerët thuhet se kanë një marrëveshje jozyrtare me Porton për nënshkrimin e përhershëm të Conceicao. Sipas Sky, një tarifë prej 33-34 milionë euro duke përfshirë edhe shtesat janë caku. /Telegrafi/


