Please enter at least 3 characters.

Portierja e Iranit, Zohreh Koudaei dyshohet se është mashkull dhe jo femër - ngriten akuza nga federata e Jordanisë

2021/11/Zohreh-Koudaei.jpg

Zohreh Koudaei është aktualisht njëra ndër protagonistet e rrejteve sociale, pasi ka dyshime në gjininë e saj.

Derisa Jordania dhe Irani zhvilluan një përballje, të gjithë i kishin sytë nga gardiania e këtyre të fundit.

Iranjanet fituan me rezultat 4-2, derisa Koudaei priti jo një, por dy penallti në këtë përballje, dhe pikërisht këtu filluan edhe dyshimet për gjininë e saj.

Tani është hapur një debat i madh në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Jordanisë, Princi Ali Bin Al-Hussein, i cili në të kaluarën kishte qenë nënkryetar i FIFA-s, bëri një postim në Twitter që ndezi situatën.

Në tekst thuhet se duhet të bëhet një hetim i plotë dhe verifikim të gjinisë së portieres iraniane, duke sugjeruar thuajse shprehimisht se në fakt bëhet fjalë për një burrë dhe jo për një grua.

https://twitter.com/AliBinAlHussein/status/1459663347851444226?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1459663347851444226%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Ffutbol%2Ffutbol-femenino%2F2021%2F11%2F16%2F619373bfca47413f478b45de.html

Përballë kësaj akuze, përgjigja iraniane nuk ka vonuar shumë. Fillimisht nga e njëjta trajnere, Maryam Irandoust, e cila tashmë e ka cilësuar këtë iniciativë si pretekste të rreme për të mos pranuar disfatën, si dhe ka deklaruar se nuk do të kenë asnjë shqetësim për dorëzimin e asnjë lloj dokumentacioni nëse hetimi do të kryhet.

“Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtar të kombëtares për sa i përket hormoneve për të shmangur probleme në këtë drejtim, ndaj u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”, thuhet në reagim.

Mirëpo, Zohreh Koudaei do të ekzaminohet nga stafi mjekësor i FIFA-s dhe do të nxjerrët e vërteta në pah. /Telegrafi/