Please enter at least 3 characters.

Pompeo akuzon regjimin sirian për sulme kimike

2019/09/9A4C8386-59BD-45CC-9576-FB0F315FEA12_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e akuzoi regjimin sirian për përdorim të gazit të klorit në një sulm kundër rebelëve në verilindje të Sirisë.

Pompeo tha se sulmi - në kundërshtim me konventat që e ndalojnë përdorimin e armëve kimike - ka ndodhur në provincën Latakia, më 19 maj.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i bëjnë presion regjimit tinëzar të (presidentit sirian, Bashar) al-Assad, për t'i dhënë fund dhunës së drejtuar kundër civilëve sirianë", tha Pompeo.

Ai tha se Qeveria siriane ka përdorur armë kimike çdo vit nga 2013-ta, kur Damasku i është bashkuar konventës ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre.

Edhe ekspertët ndërkombëtarë e kanë fajësuar Sirinë për disa sulme me armë kimike në vitet e fundit.

Damasku, i mbështetur nga Rusia, e ka mohuar përfshirjen në sulme të tilla dhe për to i ka fajësuar luftëtarët rebelë.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Gati gjysmë milioni njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të madhe Assadit gjatë gjithë luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele. /rel/