Please enter at least 3 characters.

Policia zbulon ‘banesën e drogës’ në Belgjikë, shqiptarët tentojnë të arratisen nga çatia (Video)

2016/12/droga-banese.jpg

Policia belge zbuloi në Ternat të Brukselit, të enjten e javës së shkuar, një 'plantacion' kabanisi, në një banesë.

Tre shqiptarë u arrestuan, raportojnë mediat lokale.

Kur efektivë të policisë mësynë në banesën ku gjendej droga, një 47-vjeçar u përpoq t’ia mbathte nga pjesa e prapme e shtëpisë, ndërsa dy të tjerë, 32 dhe 24 vjeç, u përpoqën të ikin nëpër çati. Por, të tre shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan.

Në banesë, u gjendën 650 bimë ende të pakorrura si dhe më shumë se 20 kg kanabis. Sasia e drogës u sekuestrua nga policia./Syri.net/

Gjendet kanabis, kultivuesit perpiqen te ikin...by news-alGjendet kanabis, kultivuesit duan te ikin nga...by news-al