Please enter at least 3 characters.

Policia zbulon 7.6 kilogramë lëndë narkotike në Vallandovë

2016/01/laborator-i-drog-euml-s-n-euml-durr-euml-s_hd.jpg

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë, zyra e jashtme për veprat penale Vallandovë, pranë Prokurorisë Publike në Veles, ngriti padi penale kundër D.P (47) nga fshati Brajkovc i Vallandovës.

Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale "prodhim dhe shitjen e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Me urdhër për kontroll në shtëpi dhe vendet ndihmëse nga ana e gjyqtarit me procedurë paraprake, dje është është kryer kontroll tek i dyshuari, deklarojnë nga MPB.

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur 7.6 kilogramë mariuhanë.

Me urdhër të gjyqtarit nga procedura paraprake iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë./Telegrafi/