Please enter at least 3 characters.

Policia shton masat, kontrollon të gjitha makinat në dalje të Tetovës

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Lidhur me incidentin e sotëm që ndodhi në Tetovë, Policia e Maqedonisë ka marrë masa për të zbuluar motivet e vrasjes.

Burime për Telegrafi Maqedoni thonë se zyrtarët policor në autostradën Tetovë-Shkup ndalojnë dhe kontrollojnë të gjitha makinat që udhëtojnë në këtë aks.

Zyrtasisht nga Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk kanë dhënë detaje për arsyet e vrasjes dhe personat e përfshirë në këtë rast, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur./Telegrafi/