Please enter at least 3 characters.

Policia konfiskon marihuanë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

2016/01/arrestohet-nj-euml-person-n-euml-kamenic-euml-iu-gjet-euml-n-3-kg-marihuan-euml_hd.jpg

Njësiti policor gjatë kontrollit në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit, ka gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:45 në rrugën “Bajram Curii” në Prishtinë.

“Është raportuar se njësiti policor gjatë kontrollit në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit kosovar ka gjete dhe sekuestruar 210.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 1.5 gram vaj i dyshuar si vaj i kanabisit dhe një sasi e konsiderueshme e qeseve plastike”, thuhet në raport.

I dyshuari nuk është gjete në shtëpi, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/