Policia kërkon bashkëpunim me qytetarë, kërkon identifikimin e një gruaje
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për identifikimin e një gruaje në Mitrovicë për veprën "Shpërdorim i pasurisë së huaj".
Tutje në postim thuhet qytetarët në ofrimin e informatave do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë.
"Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë. Personi i dyshuar kërkohet për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ e ndodhur me datën 31.01.2026 në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut", thuhet në postim.
Për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 080019999 përmes e-mailit: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/


