Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për kamionët e djegur në Shkup

2020/08/pozar-kamioni-696x928-1.jpg

Ministria e Brendshme jep detaje në lidhje me incidentin e djeshëm ku tre kamionë u përfshinë nga zjarri në Shkup.

"Më 26 gusht 2020, në orën 11:30, është raportuar se në Shkup, në rrugën Aleksandar Urdareski, në një parking kamionësh, u përfshinë nga zjarri tre kamionë me gjysmë rimorkio, njëra prej të cilave ishte i zbrazët, dy të ngarkuara me lesh dhe një gjysmë rimorkio kabinë. Nga zjarri në parcelën fqinjë janë djegur dy gjysmë rimorkio dhe katër frigoriferë gjysmë rimorkio. Zjarri ishte lokalizuar nga Brigada e Zjarrfikësve. Inspektimi është duke u zhvilluar nga një ekip policor nga SPB- Shkup", thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/