Please enter at least 3 characters.

Policia e Pejës arreston tre persona për prerje dhe degradim të pyjeve në Klinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes Stacionit Policor Klinë, ka ndërmarrë veprime operative në kuadër të planit “Prerja dhe degradimi i pyjeve ilegale 2025” gjatë datave 15 dhe 16 shtator 2025.

Gjatë implementimit të këtij plani operativ, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “vjedhje e pyllit” dhe “kanosje ndaj personave zyrtarë”.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar një kamion dhe një traktor, së bashku me masën drunore, për t’u vazhduar me procedura të mëtejshme ligjore.

Pas intervistimit nga hetuesit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të Shtetit, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Pejës thekson angazhimin e saj për parandalimin e veprave penale ndaj pyjeve dhe respektimin e ligjit në këtë fushë. /Telegrafi/