Please enter at least 3 characters.

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

2024/08/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve".

Policia ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe kërkon informacione për vendndodhjen e tij.

Çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit apo arrestimin e tij mund të dërgohet në numrat e telefonit të policisë: 192 dhe 045321646.

Policia apelon te qytetarët që të ndihmojnë për të siguruar vendndodhjen e këtij personi./Telegrafi/