Please enter at least 3 characters.

Policia bastis shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë, gjenden armë dhe lëndë narkotike

Gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Podujevë, njësitet policore kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe substanca të dyshuara narkotike.

Bastisja është kryer në banesën e një mashkulli kosovar që kishte urdhër-arrest aktiv, por i cili kishte arritur të largohej para mbërritjes së policisë.

"Gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një pistoletë, 2-thika dhe 1-brisk, 4-karikatorë, 2-fishekë, pajisje për pastrim arme, substancë narkotike 7.60 gramë, 2- mulli për bluarje", ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Telegrafi/