Please enter at least 3 characters.

Policia arrestoi një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

2019/05/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore pasi kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë".

Personi i arrestuar nga policët e stacionit në Viti, është kosovar i moshës 19 vjeçare.

“Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë muajsh, për veprën penale “Vjedhje e rëndë’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.